Nje Dhome Tregetie per Shqiperine dhe Luksemburgun
Lidhja nepermjet Shqiperise dhe Luksemburgut eshte forcuar me shume me themelimin e Dhomes se Tregetise Shqiperi - Luksemburg e cila u shpall zyrtarisht ne 8 Shkurt 2018 tek Pallcenter ne Oberpallen Luksemburg.
Ky aktivitet u organizua nga Bordi i Drejtoreve te kesaj Dhome Tregetie me mbeshtetjen e Ambasadores se Shqiperise ne Luksemburg Znj. Suela Janina, Ambasadores se Luksemburgut ne Shqiperi Znj. Nadia Ernzer, Sekretarit te Shtetit per Zhvillimin e Qendrueshem dhe Infrastrukturen Z. Camille Gira dhe Drejtoreshes se Qendres Tregtare Pall Center S.A., Znj. Christiane Wickler.
Ne kete aktivitet moren pjese anetare nga bizneset, nga autoritet publike dhe qytetare nga dy vendet. Inaugurimi u hap nga Z. Artan Vigani, President i kesaj Dhome Tregetie i cili theksoi ne fjalimin e tij qe qellimi dhe vizioni i kesaj Dhome Tregtie eshte te bashkoje keto dy vende nepermjet ndertimit te urave te bashkepunimit per te mbeshtetur bizneset dhe shkembimet e ndersjellta ne burime njerezore e naturore dhe ne experience.
Znj. Janina, Znj. Ernzer dhe Z. Gira ne fjalimet e tyre pershendetese theksuan rendesine e marredhenieve te ndersjellta te biznesit ndermjet dy vendeve dhe se dy qeverite e mbeshtesin kete iniciative e cila pritet the zhvilloje bashkepunimin e biznesit ndermjet Shqiperise dhe Luksemburgut.
Znj. Uruçi, Zevendes Presidente e kesaj Dhome Tregtie ne fjalen mbyllese theksoi se hapja e kesaj Dhome Tregetie vjen ne nje moment me rendesi te vecante per Shqiperine e cila eshte pjese e Strategjise se Komisionit Europian per nje perspektive te besueshme zgjerimi per vendet e Ballkanit Perendimor.
Znj. Christiane Wickler e cila perfaqeson anetarin e pare strategjik te kesaj Dhome Tregetie dhe qe mikpriti evenimentin ne Pall Center ne Oberpallen, nder te tjera tha qe Shqiperia dhe Luksemburgu jane dy vende te vogla me potencial te madh dhe nese bashkojme forcat do te sjelle perfitime per biznesin dhe per qytetaret e dy vendeve.
Ky inagurim u shoqerua me hapjen e nje stende me produkte organike shqiptare ne Pall Center S.A. ne Oberpallen, Luksemburg. Gjate kesaj jave, vizitoret e qendres tregtare mund te provojne keto produkte te fresketa si safrani, vaji i ullirit, mjalti, embelsira te ndryshme, vere, konjak etj, nga prodhues Shqipetare si Subashi, Shkalla, Belba, Safran & Ko, Artizanale Mjeda, Konjak Skenderbeu, Alb Kalustyan and Ulliri i Beratit.