Pse te anëtarësoheni?

Një anëtarësim mund të sjellë përfitime për nje biznes i cili favorizohet si një anëtar i një dhome të tregtisë.

Anëtarët tanë kanë një rrjet të shkëlqyer si në Shqipëri ashtu edhe në Luksemburg dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e projekteve dhe investimeve nga Luksemburgu në Shqipëri, dhe po ashtu në drejtimin e kundërt.

Duke qenë të specializuar në një numër fushash si inxhinieri, avokati, informatik, financë dhe menaxhim projektesh, ndër të tjera, dhe me nje përvojë të pasur, ne mund të ofrojmë këshilla të domosdoshme qe si rrjedhojë mund të prodhojnë kredibilitet për biznesin tuaj.

Biznesi dhe projektet tuaja do të përfitojnë ekspozimin dhe hapësirën e nevojshme për të qenë të suksesshëm. Ju mund të na besoni rolin e përkrahësit në interesat tuaja e çdo çështje biznesi, pasi interesat tuaja kanë rëndësi maksimale për ne.

Aspiratat tona lidhen me tuajat dhe ne sipërmarrim përgjegjësine mbi suksesin e projekteve.

Duke u anëtarësuar ju keni një partner të besuar që vepron në rajon dhe që punon si një ndërfaqe drejt një strategjie të integruar duke shfrytëzuar përsëmiri burimet dhe informacionin që ndodhet në dispozicion në të dy rajonet. Në vazhdueshmëri ne i sjellim ato në tryezën tuaj në formën që do të garantojë sukses për aktivitetet e biznesit tuaj.

Informacion mbi anëtarësimin

Individual
50 €
Kontribut Vjetor
Person juridik
250 €
Kontribut Vjetor
Anëtar Strategjik ose Organizatë
deri ne 5000 €
Kontribut Vjetor

Aplikimi

Për tu bërë anëtar i CCAL edhe te keni akses në perfitimiet gjithashtu dhe shërbimet qe ne ofrojmë, ju lutemi plotësoni formularin e anëtarësimit në vijim, duke përzgjedhur një prej tre opsioneve më lart në vartësi te kategorisë që ju klasifikoheni, dhe dërgojeni të skanuar në adresën  contact@ccal.lu.

CCAL Formular anetaresimi (PDF)